3 Prill, 2025

“Nuk dua të bëj si engjëllor por…”- Matolale i tradhtuar nga e dashura? Këngëtari zbulon dedikimin për ish-partneren: Ishte gocë e mirë por kur provoi jetën e natës dhe të luksit…


Këngëtari i njohur Matolale, së fundmi i ftuar në një intervistë ka rrëfyer se nga frymëzohen këngët të cilat ai lançon, teksa është shprehur se shpesh ato bazohen në histori të vërteta.

Artisti ka treguar se një nga këngët e tij i dedikohet ish të dashurës së tij e cila edhe pse ishte një vajzë e mirë kur u njoh me jetën natës dhe luksit ndryshoi, ku sipas këngëtarit i hyri një rruge pa kthim.

Kënga bazohet në një vajzë që ishte gocë e mirë dikur dhe që fatkeqësisht ne kemi shumë histori të tilla. Nuk dua të bëj si engjëllor se të gjithë njerëzit kanë momentet e veta në jetë. Kjo është histori e vërtetë. Ekziston. Duke u frymëzuar nga historia e saj, nga një gocë e mirë, provoi alkoolin, jetën e natës, jetën e luksit. Mendoj që është një biletë pa kthim sepse është aq e bukur dhe u pëlqen njerëzve, aq edhe e trishtë në të njëjtën kohë sa nuk mund të kthehen më mbrapa,” u shpreh Mato në “Ndryshe”.

 

 

© Panoramaplus.al