27 Prill, 2020

“Nuk dua asnjë mashkull në shtëpinë time”- Dorina Mema rrëfen pse ka vendosur të mos martohet dhe a ka tradhtuar: Sakrifica më e madhe …


Dorina Mema është në një nënë beqare dhe do të qëndrojë kështu edhe për disa kohë. Modelja e fitnes ka vendosur të mos martohet derisa vajza e saj të rritet dhe të fejohet.

Ajo zbuloi se dashuria e jetës për të nuk është një mashkull por Irsi, duke shtuar se përsa kohë vajza e saj do jetë me të asnjë burrë s’do hyj në shtëpinë e tyre.

Dorina u shpreh se kjo është sakrifica më e madhe që ka bërë për dashurinë.

“Është një premtim që ia kam bërë Irsit dhe e kam mbajtur. Derisa të shkojë Irsi 20 vjeç unë do jem për të. Dashuria më e madhe e jetës sime nuk është mashkulli. Njerëzit e kujtojnë dashurinë mashkull-femër. Partnerin duhet ta duash fort, ta respektosh dhe të jesh besnike. Besnikërinë e kam në gjak, e ka treguar jeta. Kush ka qenë në jetën time, nuk mund të shënohet dot një gënjeshtër apo prerje në besë e imja kurrë.

Dashurinë me mashkullin unë nuk e shoh si dashuri jete. Të sakrifikosh për dashurinë e madhe kjo ishte, ishte Irsi, dashuria më e madhe e shpirtit dhe jetës sime. Ajo që më luan fluturat në stomak, nuk është mashkulli tek unë, është Irsi. Kur shoh Irsin ajo është dashuria ime. Nuk dua asnjë mashkull në shtëpi ku jam unë dhe Irsi. Kur ajo të dashurohet, të fejohet, të vazhdoje jetën e saj, unë atëhere do vazhdoj, jam e re,”– tha ajo e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al