Soni Malaj ka festuar dje 39-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë të veçantë ka marrë shumë urime speciale nga miq dhe të afërm të saj.

Por, ajo është surprizuar kur në mbrëmje e ka gjetur veten në mes të një feste të organizuar veçanërisht për të.

Këngëtarja ka treguar se këtë vit nuk donte ta festonte ditëlindjen, për shkak të Covid-19, prandaj është surprizuar nga miqtë e saj, të cilët duket se kanë menduar deri në detaje për çdo gjë.

“Jemi në kohë pandemie dhe nuk e kisha menduar që mund të festoja ditëlindjen, por falnderoj miqtë e mi, që më organizuan diçka të vogël, por me shumë dashuri,”- shkruante Soni krahas disa fotve të vetes, ku shfaqej e veshur e tëra me ngjyrë të bardhë.

Të pranishëm në festë duket se kanë qenë edhe kolegë të këngëtares, si Sinan Hoxha, i cili ka publikuar një foto me të në Instastory.


