15 Maj, 2018

“Nuk do të të harrojmë kurrë”, aktorja njofton humbjen e nënës


Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare nëna e aktores së famshme turke, Nebahat Çehre. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur vetë aktorja me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e mamasë sonë të dashur, Fethiye Muzeyyen Nar…Nuk do të të harrojmë kurrë”, shkroi aktorja në një postim, ku njoftoi se lamtumira e fundit do t’i jepet pasdrekën e së martës në Stamboll.

Çehre është një prej aktoreve më me eksperiencë në Turqi, e cila pavarësisht moshës 74—vjeçare, po jeton një pranverë të dytë në jetën e saj me rolet e shumta në seriale si “ Dashuri e Ndaluar”, “Diamante dhe Dashuri” etj.

/tvklan.al

© Panoramaplus.al