Nëntë vite më parë, u nda nga jeta këngëtari dhe kantautori i njohur shqiptar, Dr. Flori.

Vdekja e tij shkaktoi dhimbje të madhe jo vetëm tek familjarët, por edhe tek miqtë dhe fansat e tij të cilët adhuronin këngët e artistit dhe grupit të tij muzikor “West Side Family”.

Këngëtari i njohur Landi Hysi e ka kujtuar me mall mikun e tij më të mirë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij të Instagram, artisti ka kujtuar Florin me një poezi.
“Shì e tani doli dielli
Këtu u hap qielli
Më i madh se trishtimi
Për ty është dhe mbetet Flor, KUJTIMI!
Ike, por nuk do të harrohesh!
Floran Kondi 28 shkurt 1979 – 17 nëntor 2014”– ka shkruar ai krahas fotos së grupit të tyre muzikorë.

© Panoramaplus.al

