Ajo është ndër këngëtaret më të mira që ka Shqipëria dhe shumë e dashur për publikun. Hitet e Valbona Memas dëgjohen kurdo e nga të gjithë duke pasur një sukses të madh.

Këngëtarja e njohur është shquar gjithnjë për ndryshimin që i bën shumë shpesh flokëve, si modeleve ashtu edhe ngjyrave.

Por së fundmi ajo po komentohet për ndryshimin që ka pësuar me heqjen e kilogramëve të tepërt.

Valbona ka postuar një foto ku shihet duke bërë vrap, teksa nuk ka si të mos bie në sy trupi i saj për t’u pasur zili.

Këngëtarja ka arritur të bëjë këtë ndryshim drastik me këto linja perfekte falë përkushtimit në palestër.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
