16 Nëntor, 2023

Nuk do ta njihni! Këngëtarja e njohur shqiptare bën ndryshimin drastik në pamje (FOTO)


Këngëtarja e njohur Ronela Hajati është një ndër artistet më aktive në rrjetet sociale, e cila ndan me fansat momente nga përditshmëria e saj.

Prej kohësh ajo i është përkushtuar plotësisht fushës muzikore, duke sjellë për dëgjuesit materiale të cilat janë pëlqyer shumë nga publiku duke u bërë “hitet” e momentit.

Së fundmi Ronela ka postuar në Instagram disa foto, ku ka treguar ndryshimin drastik që ajo ka bërë në pamje.

Me flokët e shkurtra dhe ngjyrë gri, duke e kombinuar me një veshje shumë sportive dhe me një armë në brez, këngëtarja ka habitur ndjekësi me “look-un” e saj të ri.

© Panoramaplus.al