Moderatorja Kiara Tito së fundmi teska ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ka rrëfyer detaje të reja nga martesa e saj me Luiz Ejllin dhe marrëdhënien që ka me familjen e bashkëshortit.

Kiara tha se shkon shumë mirë me nënë e Luizit, e cila tregoi se ndonëse ajo është në SHBA marrëdhënia e tyre është po e njëjtë pasi flasin shumë në telefon.
“Kemi një raport si shoqe. Nuk e kisha menduar ndonjëherë se do isha aq e lirshme. Jo se ka ndonjë gjë të keqe, por kur nuk e ke vjehrrën nuk e mendon ashtu. Nuk do më pelqente ta quaja vjehërr. Unë i them Anxhi. Flasim shpesh në telefon, ajo është në SHBA tani. Më pyet shumë për vajzën, është shumë meraklie.”-tha ajo.

Nga ana tjetër sipas moderatores historia e njohjes me bashkëshortin është kapitulli më i bukur i jetës së saj, teksa foli edhe për emocionet që zbuloi kur Luizi i propozoi për martesë në “BBV”.
“Nëse jeta ime do të ishte një libër padiskutim, ky do të ishte kapitulli i ri më i bukur. Në shumë momente kur Luizi nuk ishte afër meje unë e kërkoja me sy. Ku është? Pse s’është afër meje? Megjithatë në një njohje do kohën tënde, hapësirën tënde dhe unë mora gjithë kohën e mundshme, e studiova dhe e lashë veten të lirë në ndjesitë e mia. As nuk e kam menduar që kishte një Shqipëri të tërë që po na ndiqte kur Luizi më propozoi në shtëpi. M’u duk sikur ishim vetëm ne aty dhe nuk ekzistonte asgjë tjetër. Pavarësisht se ishte lojë mua mu duk sikur ishte dasmë e vërtetë dhe dëshirën dhe kuriozitetin për ta puthur e pata aty në moment”, shprehet ajo.





© Panoramaplus.al

