Moderatorja sportive, Lei Kraja zbuloi një javë më parë se është infektuar me Covid-19 dhe për këtë arsye u detyrua ta drejtonte emisionin nga shtëpia.

Ditën e djeshme ajo ndau lajmin e mirë, duke treguar se tashmë e ka fituar betejën e vështirë me virusin.

Moderatorja e “shfrytëzoi” të dielën për të takuar njerëzit e saj të afërm.

“Pas ndarjes nga Covid-i! Nuk do më mungosh”,- shkroi ajo krah fotos që publikoi në Instagram.

Gjatë kohës që qëndroi e izoluar, Lei qëndroi aktive dhe vazhdoi të publikojë foto e video për t’i treguar fansave se në fakt është shumë mirë.
© Panoramaplus.al
