Media prestigjioze BBC i ka dedikuar një artikull këngëtares shqiptare Arilena Ara, e cila do të përfaqësojë vendin tonë këtë vit në Eurovision.

BBC shkruan se Eurovizion nuk do ishte i tillë pa këngën e Arilenës.
“Eurovizion nuk do ishte Eurovision pa një baladë si të Arilena Arës. Kënga e saj titullohet “shaj” dhe këndon me nota të larta,”– shkroi media.
Ndërsa BBC bën edhe një pasqyrim të karrierës së këngëtares.
“Që kur fitoi X Factor Albania në 2013, ajo është bërë një nga yjet më të mëdha të vendit, me më shumë se 1.1 milion ndjekës në Instagram,”- raporton BBC.

Gjithashtu shkruan se kënga e saj “Nëntori” është bërë hit në Rusi dhe Rumani ndaj ajo është e njohur për votuesit atje.
Ndërsa ngre pyetjet nëse do mundet nga konkurrent James Newman.
“Jo. Shaj është një ndër këngët e para të preferuara mes ndjekësve të Eurovision dhe duket se do jetë mes 5 fituesve të parë,”-shkruan BBC.
James Neëman ka prodhuar këngët britanike më të mira në Eurovision ndër vite.
Ai ka shkruar tekste këngësh për Ed Sheeran, Jess Glynne, Calvin Harris dhe Little Mix.














