Aktori dhe moderatori i njohur, Salsano Rrapi ka reaguar ashpër ndaj një kolegeje, që sipas tij, flet për mediokritet artistik të artistëve të tjerë, ndërkohë që vetë nuk di të lahet e të vishet.
Ai u shpreh se kur lexon postimet e saj “ i vjen turp që kanë të njëjtin status, atë të aktorit, dhe i vjen të ndryshojë profesion”.
“Kur lexon statuset e ndonjë aktoreje, që nuk di as te lahet dhe as të vishet, që flet për mediokritet artistik (të artistëve të tjerë), të vjen të ndryshosh profesion, se te vjen turp qe ti ke të njëjtin status (aktor) me të… Uhhhhhh”- shkroi Salsano Rrapi.
Por ai nuk specifikoi se kujt ia drejtonte “thumbat”, pavarësisht kureshtjes së fansave të tij për të ditur se kush ishte aktorja, që indijoi Salsano Rrapin me deklaratat e saj.
Mes tyre ishte edhe aktorja e këngëtarja e njohur, Rita Ndoci, motra e Frederik Ndocit e cila komentoi: “Na thuaj ndonjë emër të lutem, ose cili është statusi”.
/Panoramaplus.al
© Panoramaplus.al





