Kur Rihanna ndau me fansat lajmin se është në pritje të ëmbël, i gjjithë rrjeti u ndez nga komentet pozitive.

Që kur barku i saj i rrumbullakosur filloi t’i dilte në pah, ajo është shfaqur me një stil të guximshëm në veshje duke treguar se edhe nënat e ardhshme mund të jenë në krye të modës.

“Unë personalisht kam thënë, nuk do të blej rroba për shtatzëni,dhe nuk do të blej pantallon, xhinse, fustane ose të bëj çfarëdo që shoqëria më tha të bëja më parë”, tha krijuesja Fenty Beauty.
Stili i këngëtares është disi më rebel se ai që jemi mësuar zakonisht të shohim graë e tjera që janë në pritje të ëmbël.

Rihanna ka treguar se këtë periudhë ka zgjedhur të jetë kreative duke krijuar ide lidhur me një rrobë të caktuar dhe më pas e “stilon” atë.
Padyshim që stili i këngëtares është mjaft i veçantë dhe është kthyer në një nga trendet më ‘in” të momentit.



© Panoramaplus.al

