29 Nëntor, 2023

Nuk besoi në dashurinë e tyre, ish-banori i “Big Brother” i kërkon falje publike Luizit dhe Kiarës (Foto)


Fituesi i edicionit ‘Big Brother 3’, Jetmir Salaj i ka kërkuar falje publike Luiz Ejllit dhe Kiara Titos, pasi nuk ka besuar te dashuria e tyre.

1700656968_kiaratitoluizejlli

Jetmiri ka qenë një nga personazhet që çdo prime, në live në rrjete sociale, shprehej se mes dyshes që presin tashmë të bëhen prindër nuk kishte dashuri reale.

jetmir salaj

Sipas tij, Kiara e donte Luizin vetëm për interes për shkak se fituesi i edicionit “Big Brother Vip 2” ishte kthyer në një fenomen dhe kishte rrëmbyer gjithë vëmendjen e publikut.

luiz ejlli

Por me kalimin e Kohës, Jetmiri ka ndryshuar mendje.

“Së pari, duhet të kërkoj falje që nuk kam besuar te dashuria juaj. E dyta: uroj më të mirën për ardhmërinë tuaj”,  është shprehur ai.

aa-57

© Panoramaplus.al