30 Nëntor, 2023

“Nuk bën t’i presësh flokët…”- U kritikua për ndryshimin që bëri në pamje, Kiara Tito ka dy fjalë për komentuesit! (Foto)


Surprizat nuk kanë fund për Kiara Titon. Pas lajmit se së shpejti do të bëhet nënë, moderatorja i ka surprizuar fansat me ndryshimin që ka bërë në pamje.

Përmes një postimi në InstaStory, Kiara ka zbuluar për ndjekësit e saj modelin e ri të flokëve, të cilat mesa duket i ka prerë dhe i ka lyer.

“Ndryshime”, ka shkruar ajo krahas fotos.

 

Foto/ Kiara Tito bën ndryshimin e papritur, surprizon ndjekësit me...

E teksa shumë prej ndjekësve iu pëlqeu ndryshimi që Kiara kishte bërë, disa të tjerë e kanë kritikuar moderatoren pasi sipas tyre një femër shtazënë nuk duhet t’i presë flokët.

“Nuk bën t’i presësh flokët kur je shtatzënë.”– ka shkruar një komentues, ndërsa një tjetër vazhdoi: “Bën t’i presësh thjesht s’të ecën floku tamam, nuk rritet sepse e kam provuar vetë, pastaj ti si të duash.”

Mirpo rreth këtyre mesazheve ka reaguar vetë Kiara, e cila ka treguar se nuk beson në gojëdhëna të tilla.

“Po shoh shumë mesazhe të tilla. Kush e thotë këtë? Të presësh flokët në shtatzëni nuk është e ndaluar! T’i presësh ose jo është zgjedhje. Nëse e keni fjalën për gojëdhëna, nuk besoj në gjërat të tilla dhe nuk jam supersticioze. Faleminderit!”- ka shkrua ajo.

 

© Panoramaplus.al