Ardian Bujupi dhe Jasmin Kadriu u përfolën pak kohë më parë për një romancë të mundshme, pasi u panë të afërt në bashkëpunimin që patën për klipin e këngëtarit.

Ish-konkurrentja ka sjellë edhe një herë në vëmendje bashkëpunimin e saj me këngëtarin, teksa u pyet nga gazetarët e Për’puthen për të vërtetën e raportit mes tyre. Jasmina ka sqaruar se tashmë ata kanë vetëm një raport miqësor, ndërsa sa i përket xhirimeve të klipit ku ishte protagoniste, ajo pohoi se ka pasur flirte.
E pyetur nëse ajo dhe Ardian Bujupi kanë shkëmbyer një puthje në buzë gjatë xhirimeve apo në prapaskena, ish-konkurrentja vendosi të “abstenojë.”
Biseda:
Jasmina: Gjatë klipit ishte kontakti i parë që kam pasur me Ardianin, normal që ka pasur flirte sepse ajo ishte e dukshme, por nuk kishte vazhdimësi. Kemi ruajtur marrëdhënie shoqërore pasi nuk pamë një pikë të përbashkët që mund të na mbante aq të lidhur me njëri-tjetrin.
Pyetje: U pagove për pjesëmarrjen në klipin e Ardian Bujupit?
Jasmina: Po, sigurisht. Nuk është se ishte një raport shoqëror.
Pyetje: U pagove me para apo me puthje?
Jasmina: Me para zemër.
Antonela: Edhe unë do e preferoja një pagesë me puthje nga Ardiani se është kokrra yllit.
Pyetje: A ke ndryshuar mendim për djemtë nga Kosova pasi njohe Ardianin?
Jasmina: Nuk di të të them, sepse atë nuk e pashë për një marrëdhënie më gjatë. Nuk e kam provuar në një marrëdhënie.

Që në nisje të bashkëpunimit të tyre për këngën “Tranova” ka patur aludime se përveç bashkëpunimit mes dyshes ka diçka më shumë. Por këngëtari është kujdesur që gjithmonë t’i mohojë këto zëra duke thënë se nuk është i lidhur me ish-konkurrenten e “Për’puthen”.
Ndryshe nga ai duket se Jasmina ka dashur të jetë qendra e vëmendjes dhe ta përdorë këtë rikthim në media pas mbylljes së aventurës me Andi Artanin me të cilin doli çift nga emisioni i dashurisë. E pyetur në intervista të ndryshme rreth kësaj teme ajo nuk ka dashur të pohojë ose mohojë duke thënë se nuk do që të ndajë detaje nga jeta e saj private.
Para se të publikohej kënga ajo udhëtoi drejt Gjermanisë ku u takua me Ardianin, gjë që nxiti shumë dyshime. Por duket se gjithçka ishte marketing, pasi këngëtari publikoi disa postime me balerinën Sabrine Khan duke treguar se kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Pas mbi një vit shkëputje, ata janë shfaqur sërish bashkë në rrjetet sociale me foto e video të ndryshme.
© Panoramaplus.al
