Kanë disa javë që fansat e Nora Istrefit po presin kthimin e saj në tregun muzikor, ku u përfol se do të vinte me një bashkëpunim me këngëtarin Irkenc Hyka.

Ky i fundit publikoi dje disa imazhe në “Instagram” të këngës me titull “Tymi i Dashurisë”, ku mungonte emri i këngëtares. Si pasojë u tha se mes tyre do të ketë ndonjë mosmarrëveshje.

Por rreth këtyre thashethemeve ka folur së fundmi vetë Nora Istrefi në një prononcim për “Prive.al”.

“Kënga nuk është bërë kurrë për mua që të jetë e anuluar. Në këngën e këngëtarit në fjalë, me ftesën e tij kam provuar të futem si mysafire dhe në video po ashtu, por ishte diçka që nuk i flinte natyrës sime, as personalitetit e as zhanrit. Kaq e thjeshtë: provon diçka, e sheh që nuk është për ty dhe tërhiqesh. S’e besoj që është krim”, ka thënë duke qeshur në fund këngëtarja e dashur për publikun shqiptar.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
