Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka performuar mbrëmë në një nga diskotekat kryesore të Prishtinës, ku u shfaq me një veshje shumë provokuese.

Siç shihet, ajo kishte zgjedhur një jumpsuit në ngjyrë të zezë, me prerje transparente përgjatë trupit.
Nora ka publikuar një video në rrjetin social “Instagram”, ku shihet veshja e saj transparente. Por mesa duket fansat e këngëtares nuk e kanë mirëpritur edhe aq mirë ekstravagancën e saj. Sipas tyre, Nora ngjan më bukur, kur shfaqet natyrale dhe jo e ekzagjeruar.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
