Ka ardhur momenti që këngëtarja Nora Istrefi të rikthehet me një projekt të ri. E mesa duket ajo do të sjellë një klipt të ri shumë shpejt.

Në fillim u shfaq në një foto bashkë me motrën, Erën dhe me producentin Dj Mixey.
Por ditën e sotme edhe vetë Nora zbuloi diçka më shumë. Këngëtarja ka publikuar në rrjetin social “Instagram” teaser-in e klipit i cili duket që do të ketë edhe motive orientale.
Nuk ka ende detaje të tjera rreth këtij projekti, por mundet që edhe Era të jetë pjesë në klipin e të motrës.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
