20 Gusht, 2024

Nolan Sol feston ditëlindjen! Dojna Mema i bën urimin e veçantë të birit: Kjo është dita më e bukur e jetës sonë të cilën…


Nolan Sol, djali i moderatores së njohur Dojna Mema dhe muzikantit Vlashent Satës ditën e sotme feston ditëlindjen.

Moderatorja gjithmonë ka shprehur se i pëlqen të udhëtojë dhe kështu ka zgjedhur ta festojë ditëlindjen e të birit, duke udhëtuar. Ajo ka zbuluar se sot nuk do organizojnë festë të madhe me tullumbaca por do të shijojnë kohën me njëri tjetrin në udhëtim. Bashkë me  dedikimin e veçant për të birin, Dojna ka ndarë edhe disa foto të bukura familjare.

“Kjo është dita më e bukur e jetës sonë të cilën kemi zgjedhur ta festojmë pa feste me tullumbaca, ndriçim e xixa. Sot është dita e celebrimit te asaj që është më e rëndesishme për ne: te jemi te gjithe bashke ne aventura e zbulimin e botës! Gjithçka do ëndërronim për birin në ditën e lindjes së tij eshte te mos humbasë kurrë kuriozitetin, shkelqimin ne sy e forcën për tu ngritur me një buzëqeshje sa herë rrëzohet,”ka shkruar Dojna në postim.

© Panoramaplus.al