27 Prill, 2018

Noizy tregon luksin e shfrenuar, Ermal Mamaqi i lë këtë koment: Sa kot…


Reperi i njohur shqiptar, Noizy është dalluar gjithmonë për jetën e tij luksoze me makina, orë dhe pushime të shtrenjta. E një gjë të tillë ai nuk ngurron ta tregojë në rrjetet sociale, ku ndiqet nga fansa të shumtë.

Ditën e sotme Noizy ka publikuar një video në “Instagram” ku shfaqet në makinë e tij luksoze së bashku me miqtë e tij.

I thash, paret pikojn nga qielli sikur 1 flutur

A post shared by NOIZY (@zinizin) on

“I thashë paret pikojnë nga qielli sikur një flutur”, shkruan Noizy krahas videos ku shfaqet së bashku me një nga miqtë e tij duke pirë shampanjë.

Janë të shumta komentet, por bie në sy ai i moderatorit Ermal Mamaqi, i cili si gjithmonë i ka batutat gati.

“Sa kot…gjithë kjo makinë pa kamerier”, shkruan me humor Ermali.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al