10 Maj, 2018

Noizy surprizon për ditëlindje fansin e tij në mes të klasës (FOTO)


Reperi më i dashur nga të gjithë të rinjtë, Noizy ka surprizuar një nga fansat e tij. Pak më parë reperi nisi një video live, teksa ishte në ambientet e një shkolle të mesme.

Në video ai duket me një tortë në dorë e qirinj të ndezur teksa futet në klasën e të riut që festonte sot 20-vjetorin. Duket se djali është një fans i madh i reperit sepse nga imazhet e marra, në tortën e tij është vendosur portreti i Noizy-t.

Dihet se reperi gjithmonë ka mbajtur një marrëdhënie të veçantë me fansat më të zjarrtë, ai kujdeset gjithmonë që t’iu përgjigjet komenteve të tyre, por kur gjen mundësinë bën edhe surpriza të këtij lloji.

Djali duket i habitur teksa shikon reperin të futet në klasë me tortë në dorë, më pas të gjithë çohen në këmbë duke duartrokitur e mirëpritur Noizy-n që kishte vendosur t’ia bënte të paharrueshme 20-vjetorin e lindjes fansit të zjarrtë.

Gjithashtu duket se stafi i mësuesve ka qenë bashkëpunues me Noizy-n në surprizën e përgatitur sepse në çdo moment ata fotografojnë djalin e surprizuar.

© Panoramaplus.al