Pritej qe 31 vjetorin reperi ta festonte me ndonjë surprizë apo festë të organizuar, por jo. Ai aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë me disa nga djemtë e grupit, ku reperi po kalon jo vetëm disa ditë argëtuese, por edhe po feston ditëlindjen.

E kush do ta mendonte se 31 vjetorin ai do ta priste duke luajtur sportin e tij të preferuar, boks në playstation? Nuk e dimë nëse këtë e kishte planifikuar apo rastësia bëri që ditëlindja ta gjente jashtë vendit të tij.
Megjithatë, kjo mund t’i japë më shumë satisfaksion sesa thjeshtë një party me miqtë.
© Panoramaplus.al
