5 Shkurt, 2018

Noizy publikon videon ku i “fut” frikën Blerim Destanit, ja si i përgjigjet aktori


Noizy dhe Blerim Destani janë shokë të ngushtë dhe një pjesë të mirë të kohës e kalojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Pak ditë më parë, reperi i dashur për publikun shqiptar i shpalli sfidë aktorit, duke i kërkuar të vënë një bast që do të përfundojë më 31 maj. Që të dy do t’i shihni shumë shpesh në palestër, dhe ai që ka arritur rezultatet më të mira shpallet fitues.

E si pasojë Noizy ka kaluar shumë kohë në palestër, ku e ka mbushur edhe profilin e tij në “Instagram” me video duke u stërvitur. Një të tillë e ka postuar edhe sot, ku shkruan se u mungon boksi.

Gjithashtu nuk ka munguar as komenti i Blerimit i cili thjesht i kujton “31 majin”. Ndërsa reperi ia kthen: “Mir mir se e shef ti”.

Shadow boxing to warm up ? I miss it. 2kg ne secilen dore

A post shared by NOIZY (@zinizin) on

© Panoramaplus.al