22 Dhjetor, 2017

Noizy i kërkon ndihmë Veliajt për shkodranin në koma, ja përgjigja e kryebashkiakut


Ngjarja e rëndë e dhunimit deri sa ka rënë në gjendje kome i të riut shkodran Florenc Beqiraj në burgun e Marsejës në Francë, ka tronditur opinionin publik shqiptar.

Mes të tjerëve, reperi shqiptar Rigels Rajku, i njohur ndryshe si “Noizy”, ka postuar në Instagram bisedën që ka pasur me Erion Veliajn, ku i ka treguar për rastin e Florencit, duke i kërkuar edhe të veprojë në ndihmë të të riut.

Dhe kryebashkiaku i Tiranës është treguar i gatshëm që të ofrojë ndihmën e tij. Gadishmëria e Veliajt ka lënë pa fjalë edhe Noizyn i cili e ka ndarë këtë bisedë me miqtë në rrjetet sociale.

691f3b53-ea5d-4090-bd95-00c0779a26dc

© Panoramaplus.al