Ndërsa producenti i njohur i hip hop-it, Sean “Diddy” Combs, përballet me gjyqin e bujshëm në New York për akuza të rënda si shfrytëzim seksual, trafikim dhe konspiracion kriminal, akuza që, nëse vërtetohen, mund të çojnë në një dënim me burgim të përjetshëm, vëmendja është kthyer jo vetëm te çështja ligjore, por edhe te transformimet e shumta të identitetit të tij publik.

55-vjeçari, i cili është deklaruar i pafajshëm dhe ka mohuar me forcë çdo përfshirje në akuzat e ngritura, është i njohur për ndryshimet e vazhdueshme të emrit artistik. Nga “Puff Daddy”, te “P. Diddy”, “Diddy”, e deri tek “Love”, ndryshimet e pseudonimeve kanë pasqyruar jo vetëm faza të ndryshme të karrierës së tij, por edhe përpjekje për të ripërtërirë imazhin e tij publik.
Sipas analistëve të industrisë së muzikës, pas çdo ndryshimi fshihet një qëllim: nga distancimi nga të kaluarat problematike, tek përpjekjet për të reflektuar rritjen personale ose për të rritur ndikimin në kulturën pop.
Gjyqi aktual, i cili ka tërhequr vëmendje të madhe mediatike dhe publike, pritet të zgjasë disa javë. Ndërkohë, e kaluara e Diddy-t,artistike dhe personale, po analizohet në detaje, ndërsa publiku pret verdiktin e drejtësisë.
© Panoramaplus.al
