19 Mars, 2021

Njihuni me derrin që ka pikturuar në pak minuta Princin Harry! Ja çmimi marramendës që u ofrua për të


Një pikturë për Princin Harry është shitur për më shumë se 2,000 paund dhe nuk do ta besoni kush është artisti, shkruan “The Sun”.

princi harry (7)

Vepra artistike, e cila u krijua nga një derr i quajtur Pigcasso në vetëm disa minuta, u mor për 2,350 paund nga një blerës spanjoll.

Kryevepra është vetëm një nga qindra pikturua nga derri katër vjeçar, e cila u shpëtua kur ishte ende shumë i vogël nga pronari, Joanne Lefson.

Dyshja tani jeton në “Farm Sanctuary” në Luginën Franschhoek të Afrikës së Jugut.

princi harry (9)

Zonja Lefson siguron të gjitha paratë e bëra nga pikturat e Pigcasso, gati 50,000 paund deri më sot, për t’u kujdesur për kafshët e fermës që banojnë atje.

Ajo tha: “Ajo pikturë ishte krejtësisht Princ Harry dhe u ble për një çmim të mirë nga një koleksionist spanjoll, i cili është një tifoz i madh i Pigcasso.

princi harry (6)

Pigcasso nuk është aq e ndryshme nga derrat e tjerë, ajo është e zgjuar, kurioze dhe inteligjente. I vetmi ndryshim domethënës është se ajo ka një talent të madh kur pikturon.

Pigcasso ka pikturuar edhe Mbretëreshën me buzëkuq të kuq, pikturë e cila u shit në Londër për më shumë se 2,000 paund.

princi harry (5)

Ajo shtoi: “Unë jam kaq krenare për Pigcasso. Njerëzit nuk mund të besojnë se sa i mirë është në të vërtetë. Ata thjesht nuk mund ta besojnë se është bërë nga një derr.”

© Panoramaplus.al