10 Tetor, 2020

Njihuni me çiftin nudist që udhëton nëpër botë lakuriq: Qëllimi ynë është…


Në fillim të pandemisë së koronavirusit, Nick dhe Lins De Corte ngecën në Meksikë, sepse kufijtë u mbyllën nga pandemia e koronavirusit.

nudistët (3)

Çifti belg Nick dhe Lins, që janë mbi të tridhjetat, janë nudistë, raporton CNN.

Ata udhëtojnë nëpër botë pa veshje, pra nudo, kudo që të jetë e mundur, duke i dokumentuar aventurat në blogun e tyre.

nudistët (1)

Pasi kufizimet e COVID-19 nisëm të lehtësoheshin, çifti u rikthye në Evropë, për të rinisur aventurat e tyre. Ata shkuan në Handuras, Protugali, e madje eksploruan nudo edhe pyjet e Amazonës.

Gjithashtu pjesë e guidës ishte dhe Franca, duke qenë se vendi ofron shumë hapësira për nudistët.

nudistët (2)

Ne shkuam në Francë para disa kohësh dhe ishte një përvojë e shkëlqyeshme. E kemi vizituar edhe disa herë më pas dhe e them pa drojë, ishte vërtetë një eksperiencë unike. Franca të jep hapësira të bollshme për nudistët, ka kampe nudiste, aktivitete, gjithçka që duhet”,- tha Nick për CNN.

Çifti De Corte, e kanë hapur blogun e tyre online, për një qëllim fare të thjeshtë, të zhbëjnë paragjykimet që rrethojnë nudistët.

nudistët (4)

Ekzistojnë disa paragjykime. E para ka të bëjë me seksin, njerëzit e cilësojnë tabu të qëndrosh i zhveshur në grup pa ndonjë qëllim seksual. Ky është një keqkuptim i madh”,- shtoi më tej Nick.

De Cortes janë të dy nga qyteti i Ghent në Belgjikë, ku u takuan për herë të parë rreth 12 vjet më parë.

nudistët (5)

Blogu është bërë profesioni i tyre me kohë të plotë, megjithëse ka pasur disa vështirësi gjatë rrugës.

Platformat e mediave sociale si Instagram dhe Facebook kanë rregulla të rrepta lakuriqësie, dhe postimet e Nick dhe Lins gjithmonë tejkalojnë kufijtë e asaj që lejohet.

nudistët (6)

Megjithatë, ata thonë se kurrë nuk kanë hezituar për të publikuar jetën e tyre në internet.

Të pyetur nga njerëzit se si do të jetojnë tashmë që prapanica e tyre ka dalë kudo edhe në gazeta, Nick dhe Lins shtojnë se aktualisht po punojnë për krijimin e një platforme të mediave sociale për nudistët.

nudistët (7)

© Panoramaplus.al