Trejsi Sejdini është e njohur i “vajza gangestere” për shkak të jetës problematike që kishte në Shqipëri.

Ajo është përfshirë shumë sherre. Dhe së fundmi u përfshi në një skandal pasi i dashuri i saj, Leonard Duka, tashmë në kërkim nga policia, vrau ish-efektivin Santiago Malko.

Por ish-missi la pas jetën problematike në Shqipëri për tu zhvendosur në Amerikë për të zhvilluar atje karrierën si modele.
Ajo ka nisur të dalë në pasarelat e para, por për shkak të koronavirusit aktivetet e saj të punës janë pezullur dhe po qëndron e izoluar në shtëpi.

Por ky fakt e ka mërzitur Trejsin, e cila ishte mësuar në Shqipëri të dilte.
Ish-missi në një video live në Instagram pak dite me pare tha se nëse në SHBA nuk punon nuk arrin do të jetosh.
“Sa të mësohesh. Tani që është kjo karantina njëherë se mërzitëm në shtëpi vetëm. Por këtu ke ku me dalë, kur ke njerëz që takon, del e bën.
Unë më përpara kur kisha jetë normale, dilja pothuajse përditë që pija ndonjë gjë. Nuk është se mërzitesh.
Bën punë gjithë ditës, dhe kur ke me çfarë të merresh, ikën dita dhe nuk kuptohet. Kur nuk ke me çfarë të merresh nuk jetohet. Jo vetëm për të ardhura, për mundësi, por nuk jetohet o shpirt. Ç’a do bësh? Nuk ka kohë të merret kush me ty, me pi kafe në bllok, se të gjithë kanë punët e veta,”- u shpreh Trejsi.

Megjithatë Trejsi vazhdon te tërheqe vëmendjen e të gjithëve edhe me bukurinë e saj si edhe foto e nxehta në rrjetet sociale.
Modelja poston shpesh imazhe provokuese ku vë në pah linjat e saj perfekte trupore. /Panoramaplus.al
Ja disa nga fotot më hot të saj:



