Aktorja e njohur franceze Nathalie Delon, e cila dikur konsiderohej si një nga gratë më të bukura në botë, ka vdekur nga kanceri të enjten (21 janar).
“Nëna ime vdiq rreth orës 11:00, e rrethuar nga familjarët dhe miqtë,”– tha djali i saj, aktori Anthony Delon për AFP.
Më pas shtoi: “Ajo vdiq nga kanceri.”
Nathalie Delon ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare.
Delon mori famë ndërkombëtare në vitin 1967 me rolin e saj në filmin “Le Samourai” ku luante përballë legjendës së ekraneve franceze, Alain Delon, i cili ishte bashkëshorti i saj në atë kohë.
Por aktorja njihej edhe si gruaja që joshi Delon duke e ndarë nga e dashura e tij prej shumë vitesh, yllin e filmave Romy Schneider.
Më vonë ajo pati lidhje jashtëmartesore me aktorin hollivudian Richard Burton dhe këngëtarin amerikan Eddie Fisher, të cilët kanë qenë të martuar me aktoren Elizabeth Taylor.
Ajo u takua me Delon në një klub nate në Paris kur ishte vetëm 21 vjeçe. Në atë kohë aktori ishte në një lidhje me Schneider.
Delon e mbajti të fshehtë nga Schneider lidhjen me 79-vjeçaren derisa u martua me Nathalie në fshehtësi në gusht 1964 dhe u nisën së bashku në Los Angele, ku edhe ajo lindi një muaj më vonë djalin e tyre Anthony.
Edhe Nathalie Delon ishte e vetmja grua me të cilën aktori u martua, ajo pranoi se Schneider ishte “prezente” në marrëdhënien e tyre.
“Alain kurrë nuk foli për të, por unë shihja herë pas here një hije trishtimi që kalonte në fytyrën e tij,”– tha ajo më vonë.
Schneider u nda nga jeta në vitin1982, më pak se një vit pasi djali i saj 14-vjeçar vdiq pasi ra aksidentalisht në kangjella.
Nathalie Delon tha se ajo shpejt u lodh nga martesa me aktorin.
“Isha shumë naive dhe ai tradhtar, por unë nuk isha e tillë. Kur e lashë atë, u largova nga gjithçka. Mora vetëm djalin dhe dadon, kjo ishte e gjitha,”– rrëfeu aktorja.
Përveçse aktore, Nathalie ishte regjisore edhe e dy filmave “Sweet Lies” dhe “They Call It An Accident”, ku luajti edhe vetë.
Pavarësisht martesës së tyre të dështuar, ajo gjithmonë ruajti marrëdhënie miqësore me Delon, dhe djali i tyre postoi një foto të tyre duke festuar së bashku Krishtlindjet muajin e kaluar.
Delon, tani 85 vjeç, gjithashtu ka pasur probleme me shëndetin, pasi pësoi një goditje vitin e kaluar.








