24 Maj, 2025

Njeriu më i mirë që ka takuar ndonjëherë? Rrëfehet Rovena Dilo! Këngëtarja emocionon me fjalët për prindërit: Për babin nuk dua të flas sepse…


Këngëtarja e njohur Rovena Dilo teksa ka qenë e ftuar së fundmi në një intervistë, ku ka bërë një rrëfim emocional për prindërit e saj.

E pyetur nga fëmijët e “Në Kurthin e Piter Pan” se kush është njeriu më i mirë që ka takuar ndonjëherë, Rovena veçoi prindërit e saj, duke theksuar rolin e tyre të jashtëzakonshëm në jetën e saj.

Kam takuar shumë njerëz të mirë në jetë, sepse njerëz të mirë ka më shumë se njerëz të këqinj. Por më të rëndësishmit janë prindërit, kur janë të dashur dhe mbështetje. Ata janë gjithçka,” – u shpreh ajo.

Këngëtarja ndau me publikun një lidhje të veçantë me nënën e saj, të cilës i kushton poezi çdo ditë. Me shumë emocione, ajo tha:

“Unë e kam një mamush që është një njeri shumë i mirë, përveçse që është mami im. Asaj i bëj çdo ditë poezi. Universi është i vogël për ta përshkruar atë që ajo është për mua.”

Kur moderatorja i përmendi babain e ndjerë të Rovenës, këngëtarja u prek dhe tha se nuk dëshironte të fliste më shumë për të, pasi emocionohej shumë.

“E kam humbur, por s’dua të flas tani, se filloj e qaj,” tha ajo e përlotur

 

© Panoramaplus.al