16 Korrik, 2018

 “Njerëz të sëmurë”, Bes Kallaku revoltohet keq me fansat


Pak ditë më parë këngëtarja Xhensila Myrtezaj solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ajo dhe aktori i njohur Bes Kallaku vendosën që vajzën ta quanin Ajka.

Lajmin e bukur e publikuan të dy në profilet e tyre në rrjetin social “Instagram”, ku bënë dedikimi mjaft emocionuese për të bijën. E teksa i shprehen gjithë dashurinë që kanë për të, ata i thanë se këto ditë edhe do shkruhej për të voglën.

Por çifti nuk e kishte imagjinuar se dikush do të hapte një llogari në “Instagram” pikërisht me emrin e Ajkës. Madje personi që ka bërë këtë profil u ka kërkuar të tjerëve që ta ndjekin sa më shumë, që t’ja bëjnë surprizë Besit.

“Ju lutem bëjini report kësaj faqeje, nuk ka dhe as nuk do të ktë faqe të vajzës nga ana jonë. Njerëz të sëmurë.”- shkruan Besi i revoltuar në “Instastory”-n e tij.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al