Shpat Kasapi nuk po gjen karar me femrat. Ai është 34-vjeç por ende nuk ka gjetur femrën e duhur për ta pasur në krahë.

Por këngëtari nuk e gjen problemin tek vetja, por tek vajzat me të cilat ka qenë në një marrëdhënie.
I zhgënjyer nga lidhjet e dashurisë, Kasapi tha në emisionin Wake Up në Top Channel se rezulton që njëra nga femrat të jetë posesive e tjetra xheloze.
“Njëra më del posesive, dal me njërën xheloze, dalën me njërën nuk e do familjen. Mashkulli që është mashkull kërkon,”– tha ai.
“Ndonjë analizë vetes se mos e ke ti problemin ja bën?”- u pyet ai nga moderatorja Ori Nebiaj.
“Jo nuk e kam. Unë jam shumë i mirë dhe jap mundësi më shumë se ç’duhet. I vlerësoj më shumë se ç’duhet,”-shtoi këngëtari.
Ndërsa pranoi se është xheloz deri aty ku duhet, duke u shprehur se çdo mashkull shqiptar është.
Shpat Kasapi: “Jam xheloz deri ku duhet, deri në atë shkallë që duhet. Ku ka mashkull shqiptar që nuk është xheloz. Nëpër botë i mbyllin sytë (qesh).”
Por çfarë ka mësuar Shpati nga këto lidhje?
“Kam mësuar që të mos i jap mundësitë e shumta që i jap. Mundësitë dhe gjërat që bëj për një femër duhet të jenë më të pakta, duhet të jem më i rezervuar. Ky është konkluzioni. Mendoj se ndoshta nuk jam përshtatur sa duhet sepse është çështje fati pak,”- përfundoi ai.
© Panoramaplus.al

