Dy motrat Hadid, Bella dhe Gigi kanë dominuar “Javën e Modës” në Paris. Ato kanë marrë pjesë edhe në sfilatën e “Vivienne Westwood” ditën e sotme ku janë shfaqur me veshje mahnitëse.

Bella dukej jashtëzakonisht e buku me një vello të tejdukshme, e stolisur me topa të kuqe dhe thekë.

Poshtë kishte veshur një korse të bardhë që nxirrte në pah format e saj, e cila ishte zbukuruar me disa detaje të kuqe në pjesën e përparme frymëzuar nga kllounat.

Look-u i modeles u plotësua nga një palë streçe gri me shkëlqim. Ajo kishte veshur një grimi minimalist për të theksuar tiparet e saj të bukura.





Motra e saj Gigi dukej po aq mahnitëse me një shami koke ngjyrë portokalli, e cila kishte disa temina të arta që i vareshin deri te shpatullat. Ajo veshi një minifund të zi me një të çarë anash për të nxjerrë në pah këmbët e saj të tonifikuara.


Gigi kishte veshur një pallto të trashë portokalli dhe një pelerinë me motive lulesh.



