Më 9 nëntor të vitit të kaluar, Big Mama humbi një ndër njerëzit e saj më të shtrenjtë: babain.

Këngëtarja ende e ndjen dhimbjen e madhe dhe mungesën e tij.
Ajo bëri një dedikim shumë të ndjerë për të atin, të cilin e ndau me ndjekësit në rrjete sociale.

“Një vit i vështirë, një vit i gjatë, një vit me shumë mall e kujtime, një vit sa një shekull. Bab, aroma jote ende është prezente kudo, këshillat e tua për çdo ditë më kujtohen, fjalët e tua ende janë të freskëta tek unë.
Pytem se pse ti nuk gaboje asnjëherë, pse ti dije të më mbrosh më së miri, pse ti më bëje ta dua jetën aq shumë….

Bab, unë vazhdoj me sukseset që ti shumë i dëshiroje, unë vazhdoj të trashëgoj karakterin tënd plot hare e plot humor, t’i dua njerëzit dhe t’i ndihmoj… kur shoh videot dhe kujtimet po bindem se sa shumë të kam ngjarë ty.
Bab nuk mund të përshkruaj ndjenjën çdo ditë kur më takojnë miqtë e njerëzit që të kanë njohur dhe më tregojnë veprat e tua nuk din se sa krenare ndihem dhe gjithmonë me plot krenari them me vete: ‘unë jam vajza jote…’”, shkroi Big Mama.

Fill pas këtij postimi, Big Mama publikoi një video të vjetër, ku shfaqej duke kërcyer me babain dhe krahas saj shkroi: “Sa më ka marrë malli”.
© Panoramaplus.al
