21 Shtator, 2018

Një vit pas vdekjes, Eraldo Rexho publikon mesazhet prekëse me Adelën


Më 29 tetor të vitit të kaluar, ish-banorja e famshme e “Big Brother”, Adelajda Xhamani u nda nga jeta në mënyrë të papritur.

Vdekja e saj tronditi mbarë opinionin publik, kur ajo u gjet e pajetë në banesë pasi kishte kaluar arrest kardiak. Miku i ngushtë i 31-vjeçares, Eraldo Rexho, e kujton herë pas here Adelën me postime të shumta në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”.

Së fundmi atë duket se e ka kapluar malli dhe i është futur bisedave të vjetra me mikeshën e tij. Njërin prej mesazheve prekës që Adela i kishte dërguar, Eraldo e ka publikuar në Instastory.

“O drita e jetës time dhe e shumë të tjerëve. Ja kështu, sic je vetë, një njeri i bukur, ashtu paç çdo ditë e natë të këtij viti. S’di ta them me fjalë sa shumë të dua.”- i kishte shkruar ajo.

“Gjithmonë zemra ime”, ka shkruar Eraldo për Adelën në foton e publikuar.

© Panoramaplus.al