30 Gusht, 2018

Një vit pas ndarjes së bujshme, aktorët e famshëm lidhen sërish


Aktorët Chris Pratt dhe Anna Faris duket se janë sërish bashkë. Dyshja e famshme e Hollivudit u divorcua përpara një viti, pas 8-vitesh martesë.

Por mesa duket Pratt dhe Faris nuk ia kanë dalë që të qëndrojnë pa njëri-tjetrin. Sipas mediave të huaja, “shkëndijat” janë kthyer në kohën kur kujdeseshin për djalin e tyre Jack.

Dy aktorët janë fotografuar në Santa Monika të Kalifornisë duke shëtitur bashkë.

Pavarësisht thashethemeve se ata të dy janë rikthyer sërish së bashku, ata të dy ende nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al