Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha ka rigjetur sërish dashurinë. Ylli botëror është fotografuar me partnerin e saj të rij, Simos Liakos, në Itali teksa kalojnë pushimet së bashku.

Dyshja shihen të shtrirë pranë njëri tjetrin teksa shijojnë rrezet e diellit në një plazh në Sardenja.
Bebe Rexha ishte e veshur me bikini të zeza ndërsa mban dorën në kraharorin e arkitektit dhe e përqafon atë.
Në korrik 2023, këngëtarja konfirmoi fundin e lidhjes së saj trevjeçare me të dashurin Keyan Safyari, dy javë pasi publikoi mesazhe me partnerin ku ai e kritikonte për shtimin në peshë.

“Unë gjithmonë kam luftuar me peshën time”– tha Bebe Rexha në qershor 2023, “Qeniet njerëzore kalojnë luhatje të peshës dhe ju nuk e dini se çfarë po kalojnë njerëzit. Medikamente, sëmundje etj…”
© Panoramaplus.al
