Babai Dojna Memës humbi jetën një vit më parë, e me gjithë dhimbjen e lënë pas, moderatorja i dedikoi disa fjalë prekëse.

Ajo publikoi dje në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shfaqet bashkë me babain, krah së cilës shkroi:

“Një vit pa të prekur dorën, pa të ndjerë erën dhe pa të përqafuar. Një vit, ku zemrën e kam pasur plot me ty dhe mendjen çdo ditë tek ti.
Faleminderit bab që ke qenë aq pranë meje sa tani që nuk je më fizikisht, jemi bërë NJË e vetme. Ti je unë, e unë jam ti. Gjithmonë!”

Që nga koha kur ndërroi jetë, moderatorja e ka kujtuar të atin e ndjerë dhe ka ndarë foto shumë të veçanta në rrjetet sociale.

Disa javë më parë ajo publikoi një fotografi nga dita e martesës së nënës dhe babait të saj, në të cilën shfaqeshin shumë të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

Pas humbjes së tij, Dojna u rikthye shpejt në ekran, duke treguar se është shumë e fortë dhe se do të vazhdojë të ecë përpara me dhimbje të madhe, por me sigurinë që do të ketë gjithmonë bekimin e të atit nga qielli.


