Ka kaluar një vit që nga vdekja e kantautorit të njohur shqiptar, Françesk Radi. Në përvjetorin e vdekjes së tij është vendosur një statujë bronzi në kodrat e Liqenit Artificial.

Mbesa e të ndjerit, Rozana Radi ka pozuar pranë statujës dhe me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, shprehet se 1 vit pa xhaxhain e saj është si një jetë pa të.

“Pate një jetë të trazuar Franko! 1 vit pa ty si një jetë! Sot ti erdhe pikërisht aty ku e nise, me kitaren tënde përballe amfiteatrit të Tiranës pas gjelbërimit që aq shumë e doje. Mbollëm një pemë të cilës i dhamë emrin tënd.
Sot ne vazhdojmë rrugëtimin e ëndrrës tënde qe edhe pse e prerë tingëlloi gjatë. Kush e njohu Frankon e deshi, kush e deshi qau, e kush qau nuk i tha dot lamtumirë, por thjesht mirupafshim Mik.
Mirupafshim Franko! Do takohemi një ditë”, shkruan këngëtarja e njohur.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
