Georgina Rodriguez është e fejuara e futbollistit të famshëm Cristiano Ronaldo. Ajo ka vendosur që të urojë 8.3 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” me një foto të “nxehtë”.

Në llogarinë e saj në këtë rrjet social, bukuroshja spanjolle ka publikuar një foto me bikini duke shijuar rrezet e diellit në një xhakuzi në Dubai.

“Faleminderit 2018 që më ke bërë kaq të lumtur. Urimet e mia më të mira për të gjithë ju,” shkruan në postimin e saj Georgina.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
