Si asnjëherë më parë në “Eurovision Song Contest 2018”, në Lisbonë të Portugalisë do të jenë tre këngëtarë shqiptarë. Por ai që do të këndojë me flamurin kuq e zi është Eugent Bushpepa, si fitues i Festivalit të 56 të RTSH, me këngën e “Mall”.

I dyti është Ermal Meta, shqiptari fitues i edicionit të 68 të “Sanremos” me këngën e tij “Non mi avete fatto niente” në bashkëpunim me Fabrizio Moron.
Por Meta nuk do të jetë fieraku i vetëm në “Eurovizion”. Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureria do të garojë nën flamurin qipriot në Festivalin Evropian të Këngës.

Megjithatë, në Eurovizion 2018 mund të shohim edhe Shpat Kasapin.
I ftuar në “Pop Culture”, këngëtari është shprehur se këtë vit mund të përfaqësojë Maqedoninë në “Eurovizion” dhe e ka dërguar këngën e tij.
Shpati u shpreh se në Maqedoni këngëtarët i dërgojnë këngët e tyre dhe një juri zgjedh fituesin, pra nuk funksionon si në Shqipëri me Festivalin e RTSH-së.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
