Çifti i njohur Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekqi, të cilët u bën bashkë brenda shtëpisë së Big-Brother Vip3, duket se do të kenë një verë të paharrueshmë së bashku. Pas pushimeve në Turqi dhe në Mal të Zi ata shihen në një tjetër udhëtim.

Këtë e ka bërë të ditur vetë gazetarja me një postim në ‘InstaStory’ ku shfaq një foto të Meritonit dhe shkruan: “Një tjetër arrati sot”.

Çifti nuk e ka bërë të ditur destinacionin por nga fotot ata shihen duke eskploruar natyrën.

Kujtojmë që pak ditë më parë Ilnisa pohoi në një intervistë për “She’s On Top” se dyshja kanë nisur bashkëjetesën, madje u aludua se ata mund të jenë edhe në pritje të ëmbël por ende nuk ka asnjë konfirmim nga vetë ata.

© Panoramaplus.al

