4 Mars, 2018

Një tifoz i çuditshëm pranë Olsi Ramës


Në ndeshjen e zhvilluar në Korçë, një javë më parë, mes Partizanit dhe Skënderbeut, paparazzi ynë arriti të kapë një situatë të çuditshme. Aty ishte i përfshirë presidenti i Partizanit, Olsi Rama, njëkohësisht edhe vëllai i Kryeministrit.

Në momentet ku ai ishte tërësisht i përfshirë nga loja, ku në fakt dihet që humbi Partizani, i afrohet një tifoz i Skënderbeut, me një maskë të kuqe në kokë dhe i kërkon lekë Ramës. Ata, që e njihnin, thanë se është një lypës në Korçë.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al