5 Tetor, 2020

Një super “baby shower”! Ja pamjet nga festa që Sara Hoxha organizoi për vogëlushen në shtëpinë e Ledrit


Sara Hoxha dhe Ledri Vula, së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

sara hoxha (2)

Ditën e djeshme, Sara ka organizuar një super “baby shower” në oborrin e shtëpisë së këngëtarit.

sara hoxha (1)

Të ftuara në festë ishin edhe shumë personazhe të njohura, si Kida, Dhurata Dora, Ariana Fejzullahu etj.

sara hoxha (5) sara hoxha (4)

Ishin pikërisht këto të fundit ato që ndanë në rrjete sociale foto e video nga baby shower-i, për të cilin Sara është kujdesur deri në detaje.

sara hoxha (8)

Ajo kishte zgjedhur ngjyrat e tokës për dekorin, ashtu si edhe fustani i saj i bukur, i cili i theksonte edhe më shumë barkun e rrumbullakosur.

Nga videot e publikuara, vihet re se edhe mami i Ledrit, Xheraldina, e ka shijuar në maksimum atmosferën dhe nuk ka qëndruar pa kërcyer.

sara hoxha (6)

Sara dhe Ledri kishin vendosur edhe një tabelë, në të cilën të gjithë të ftuarit duhet të shënonin një datë, për të gjetur se kur do të vijë në jetë  bebushja Vula.

LEdri-Vula_Sara-Hoxha-shtatezania (8)

© Panoramaplus.al