12 Shkurt, 2023

Një princeshë casual, fotot e Elias në qendër të Tiranës


Mund të duket si e vështirë, por personi në foto në vendin tonë mban titullin princeshë. Ndryshe nga sa jemi mësuar të shikojmë në shtete të tjerat, ku familja mbretërore është ndër më të ndjekurat dhe më të respektuarat, në vendin tonë krejt ndryshe ndodh. Që kur aktorja Elia Zaharia u martuar me Princ Lekën, ajo mori titullin princeshë. Megjithatë, asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e saj.

Elia vijoi me angazhimin e saj si aktore, duke e ndeshur shpesh edhe në rrugët e Tiranës. E tillë është edhe kjo foto e shkrepur nga paparaci ynë. Elia Zaharia është fotografuar në një ditë të zakonshme të saj në qendër të Tiranës. Krejt e vetme, ajo është parë duke kaluar kryqëzimin krejt e vetme, me një pamje tërësisht ‘casual’.

Princesha kishte veshur një palë xhinse si dhe çizme të sheshta, dhe në këto ditë të ftohta dimri ajo kishte zgjedhur një pallto në ngjyrë blu. E duket se çadrën, që e ka marrë me vete për ndonjë rast shiu, e ka varur në dorë, si për të mos e penguar. Elia kishte zgjedhur një palë syze, si për të fshehur disi imazhin e saj. Çifti mbretëror njihet për jetën e tyre të thjeshtë që bëjnë në Tiranë.

Shpesh herë në media janë publikuar fotot e tyre nga e përditshmja krejt ‘casual’ Edhe vetë dyshja nuk ngurron që herë pas herë të tregojë anën e tyre më romantike në rrjetet sociale. Për përvjetorin e tyre të martesës, Elia nuk i kurseu komentet për Princ Lekën. “Sot pesë vite më parë. Koha ka fluturuar me ty Princ Leka!

Faleminderit për dashurinë dhe përkujdesjet e pakursyera, si në ditën e parë! Faleminderit miq që e bëtë dasmën tonë të paharrueshme, më të bukur se ç’mund ta kishim ëndërruar! Faleminderit Zot që na bekove me vogëlushen tonë, duke na e përmbushur jetën me një dashuri të pakrahasueshme.”, shkruante aktorja në “Instagram”.

Kujtojmë që Princ Leka dhe Elia janë ndër çiftet më jetëgjate në vendin tonë. Për njohjen e tyre ka folur për herë të parë i vëllai i Elias, Amos Zaharia. Aktori rrëfeu takimin e parë të motrës së tij me Princ Lekën, ku theksoi se që në momentin e parë ka vënë re një tërheqje mes tyre, ndërsa nuk i kurseu as batutat.

“Unë në fakt kam qenë prezent në takimin e parë që Elia ka pasur me Princin dhe që në atë moment e kuptova që seç ka diçka midis këtyre, është ai shikimi që unë nuk di ta shpjegoj, por është një shikim ku shihen dy njerëz që tërhiqen me njëri-tjetrin dhe kjo ishte ajo që ndodhi. Dhe unë duke i parë dhe duke u larguar avashavash, se po i lija terrenin hapur Elias dhe… bëj shaka patjetër. Por është një gjë që lindi aty për aty”, u shpreh aktori.

© Panoramaplus.al