14 Mars, 2026

“Një përvojë torturuese” – Doja Cat rrëfen për herë të parë betejën me problemet e shëndetit mendor: Është e tmerrshme, kam vuajtur prej vitesh!


Këngëtarja Doja Cat ka treguar për herë të parë se vuan nga çrregullimi kufitar i personalitetit, duke e përshkruar si një përvojë “torturuese” dhe duke shtuar se ka luftuar me këtë çrregullim për vite me radhë.

566466626_18546141364063751_7274181679127836230_n

Në një video që postoi në TikTok, këngëtarja 30-vjeçare foli hapur për shëndetin e saj mendor dhe trajtimin që ka ndjekur. Ajo rrëfeu: “Që në moshë shumë të vogël më mësuan të bëja sikur i pëlqejnë gjërat, të bëja sikur isha e lumtur dhe sikur gjithçka ishte mirë.”

542779674_18537689587063751_1626570038412690514_n

Shtypja e vazhdueshme e emocioneve, sipas saj, ndikoi thellë dhe solli diagnozën. “Përfundimisht, kjo të kap. Dhe tani unë vuaj nga çrregullimi kufitar i personalitetit,” shtoi ajo.

531621472_18532663876063751_5771518707942290521_n

Doja Cat theksoi gjithashtu se ka qenë në terapi për vite me radhë dhe vazhdon të ndjekë një rrugëtim personal të shërimit dhe vetëpërmirësimit. “Ndihem shumë e lehtësuar dhe krenare për veten time. Kam bërë një rrugë të gjatë, edhe pse ende bëj gabime,” tha këngëtarja.

537496531_18534445900063751_1397779568526984937_n

© Panoramaplus.al