31 Janar, 2018

Një nuse si Eni Çobani! Foto të rralla të dasmës së saj


Pak ditë më parë, Eni Çobani festoi 20-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj, Avenir Shehu. Ndërsa teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina”, juristja foli për herë të parë mbi dasmën, ku kishte sjellë edhe disa fotografi e video me pamje nga dita e saj më e lumtur.

“Deri të enjten unë nuk kisha fustan sepse më rrinin të shkurtra. Më pas fustanet erdhën nga Italia dhe do doja t’i kisha ruajtur, por vendi ku i mora nuk i jepte. Kemi patur disa net dasme. Të premten kam bërë darkën që të ç’lodhesha të shtunën. Të dielën pastaj ishte dita e lotëve kur largohesh nga familja. Kam qarë shumë. “Dasma u bë në janar dhe të gjithë mendonin se isha shtatzënë, por jo. Ne menduam ta bëjmë në janar sepse nuk e pamë si veçanti bërjen e dasmës në verë”, është shprehur Eni, teksa tregoi edhe vështirësitë që kishte hasur atë ditë pasi ishte shumë ftohtë.

 

 

© Panoramaplus.al