17 Prill, 2025

Një nga figurat më të dashura të kinematografisë së Filipinëve, ndërron jetë në moshën 71-vjeçare Nora Honor


Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare Nora Honor, një nga figurat më të rëndësishme dhe më të dashura të kinematografisë së Filipineve. Lajmin për vdekjen e saj e kanë bërë të ditur fëmijët e saj përmes rrjeteve sociale, pa dhënë detaje rreth shkaqeve.

Vajza e saj, aktorja Lotlot de Leon , i dha lamtumirën teksa:

“Ajo preku breza me talentin, hirin dhe pasionin e saj të pakrahasueshëm. Zëri, prania dhe arti i saj krijuan një trashëgimi që nuk do të shuhet kurrë”, shkroi ajo në Instagram.

Nga ana tjetër, djali i saj, Christopher Ian de Leon, shkroi në Facebook:

“Ajo ishte zemra e familjes sonë. Mirësia, mençuria dhe shpirti i saj i bukur preku çdo person që e takoi.”

Honor lindi në qytetin e Irigës në një familje të varfër dhe pati një karrierë prej shtatë dekadash në televizion, këngë dhe film. Në vitin 2022, ajo u nderua si Artiste Kombëtare për Artet e Kinemasë dhe Transmetimit, nderimi më i lartë në Filipine në fushën e arteve.

Ajo filloi karrierën  si këngëtare në vitet ’60 dhe u zhvendos në kinema, duke grumbulluar mbi 200 paraqitje në filma dhe programe televizive. Ajo njihet më së shumti për performancën e saj në filmin e vitit 1995, The Flor Contemplacion Story, bazuar në historinë e vërtetë të një punëtoreje shtëpiake filipinase, e cila u ekzekutua në Singapor.

Performanca e saj u nderua me çmime të shumta vendase dhe ndërkombëtare, ndërsa në përgjithësi gjatë karrierës së saj ajo mori dhjetëra vlerësime të aktrimit. Nga viti 1975 deri në vitin 1996 ajo ishte e martuar me aktorin Christopher de Leon , me të cilin pati pesë fëmijë.

Dalja e saj e fundit televizive ishte në serialin Lilet Matias, Prokurore në vitin 2024, ndërsa mori pjesë në një film special në muzikalin Isang Himala.

 

© Panoramaplus.al