Aktori i njohur Chris Evans së fundmi ka konfirmuar për herë të parë martesën me parteren e tij, Alba Baptista .

“Unë u martova. Ishte me të vërtetë, me të vërtetë e mrekullueshme”- tha aktori ndërsa tregonte unazën që mbante në duar.

Ylli i “Captain America”, ndër të tjera zbuloi se çifti zhvilluan një cermoni të dytë në vendin e saj, Portugalinë.
“Ne patëm dy ceremoni. Ne kishim një në Bregun Lindor, e bëmë një në Portugali dhe ishte shumë e bukur”- tha ai.
Page Six raportoi muajin e kaluar se Evans dhe Baptista u martuan në një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në zonën e Bostonit.
© Panoramaplus.al

