15 Janar, 2021

Një muaj nga ardhja në jetë e Poem Blu, Sara Hoxha i dedikon fjalët e ëmbla: Zemra ime është …


Ka kaluar një muaj nga ardhja në jetë e Poem Blu, vogëlushes së Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës.

Dhe nëna e saj i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla në një postim në Instagram, ku shkruan se nuk mund ta besojë që 1 muaj kaloi kaq shpejt.

“Si kaloi një muaj kaq shpejt? Zemra ime është aq e mbushur me ty sa nuk mund ta quaj më timen,”- shkroi blogerja.

Sara Hoxha ndau gjithashtu me ndjekësit edhe një set fotografik të realizuar së fundmi ku pozon krah Poem Blu.

Vogëlushja është fëmija i parë i Ledri Vulës dhe partneres së tij.

Këngëtari, disa muaj para ardhjes në jetë të Poem Blu, i dedikoi edhe një këngë të titulluar “Si baba”.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al